Abdixhiku tregon se çka duhet të bëjnë qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës
Ministri i Infrastrukturë dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, ka këshilluar të gjithë qytetarëve që kanë mbetur jashtë Kosovës se duhet t’i kontaktojnë Ambasadat e Kosovës brenda 48 orëve.
“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë mbetur jashta kufinjëve shtetëror të Republikës, dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë tutje jashtë, duhet të kontaktojnë ambasadat tona përgjatë 48 orëve të ardhshme “- tha Abdixhiku.
Abdixhiku shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, brenda mundësive do të bëhet kthimi i organizuar.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të lejojë – në mundësitë që ekzistojnë – kthimin e organizuar për rastet e evidentuara nga ambasadat tona. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, secili i kthyer do të qendrojë i mbyllur në karantinë për një kohë të dhënë “- shtoi Abdixhiku.