Abdixhiku për sulmin ndaj Hotit: Po ju tremb era shtet
Për sulmin e sotëm me vezë ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Ai thotë se një sulm i tillë është i trishtë në çfarëdo askepti që ta shikosh. Ndërkohë ka komentuar edhe fjalët që përdorin sulmuesit gjatë sulmit.
Sipas Abdixhikut argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e terma “tradhtarë dhe shpihunë”.
Përveç tjerash ministri i LDK’së ka thënë se dikush po trembet nga ‘era shtet’, terminologji që Ramush Haradinaj e kishte përdorur kur e kishte vendosur taksën.
Postimi i plotë:
Shteti, era shtet si akt e si koncept i tremb. Pa pushtet e me gjithë reformat që pritet të vijnë rend bëhen edhe më agresiv.
Sulmi ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë – si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë – me terma “tradhëtarë e shpihunë”! Është viti 2020.
Përpjekjet agresive për të ndaluar kthimin e Republikës në rrugë të mbarë e për të na izoluar e dërguar të gjithëve në theqafje – duhen të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet./FaktePlus