Abdixhiku: Kurti ka organizuar protestat më të dhunshme kundër dialogut pa kushte, sot shkon pa kushte në Bruksel
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës për raportimin e Kurtit për dialog.
Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku i ka thënë Kurtit që po shkon në dialog pa kushte, të cilën e kishte kundërshtuar kur ishte opozitar.
“Më 15 qershor të 2021 Kurti do të udhëtojë në Bruksel për ta takuar Vuçiqin, asgjë e pazakontë këtu, këtë punë kanë burrështetasit. Por më 22 qershor 2012, Kurti kishte organizuar protestat më të dhunshme kundër nisjes së dialogut pa kushte. Kauza duket që s’është më dhe asgjë tjetër s’ka ndryshuar. 10 vite protesta s’mund të kalojnë sikurse s’ka ndodhur. Çka ndodhur me të zhdukurit, kërkim faljen, me pagesën e dëmit me secilin parakusht para dialogut. Këto Zoti Kurti ishin pankaratat e protestave tuaja. Secili e ka kuptuar se këto ishin mashtrim. Parakushtet e dialogut janë bërë tema, e kriteret janë bërë subjekt”, ka thënë Abdixhiku
Ai i ka thënë Kurtit që nuk do ta gjykojnë që po shkon në dialog, por nëse nuk shkon.
“Ne nuk do të gjykojmë nëse shkon në dialog, por nëse i ik dialogut e nëse i frikësohesh.”, ka thënë Abdixhiku./FaktePlus/