Abdixhiku i drejtohet Kurtit në Kuvend: Mos u frikëso, nuk je më opozitar z.Kurti
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur disa pyetje për kreun e Qeverisë, Albin Kurtin.
Abdixhiku në seancën ku po diskutohet për dialogun, tha se diskutimi para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur, sepse dialogu kalon nëpër Kuvend.
“Diskutimi në Kuvend para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur dhe mirëmbajtur, transparenca në sy të të zjgehdurve të popullit është domosdoshmëri e sidomos dialogu duhet të kalojë nëpr Kuvend”, ka thënë ai.
Abdixhiku tha se Kurti duhet të flet për atë se cka do të bëjë, e jo atë se cka kanë bërë të tjerët.
“Kryeministri duhet të raportojë mbi raundin e ri dialogues, ku ai këtë të marte është pjesë. Ky cfarë do të bëjë, cka ka ndodhur e dijjmë, po ky cka do të bëjë. Nuk je më opozitar z.Kurti, je njeriu që I ke krejt, trego cka do të bësh, nga 25 minuta fjalim, 24 I pate për të shkuarën, vetëm një atë se cka do të bësh. Përgjigjësia juaj është morali, për qëndrimet që I keni pas dikur e që I keni tani, ka një transformim tuaj”, tha Abdixhiku.
“Tash në petkun e ri prej pushtettarit, me siguri ke arritur të kuptosh një gjë ose dy, obligimeve nuk duhet të ju ikësh, mos ki frikë, do të ju gjykoja nëse keni frikë nga ballafaqimi. Po të gjykojmë se ke ndryshuar radikalisht në secilën kauzë”, tha ai.