Abazi: Nuk do të hyjë asnjë maune nga Serbia nëse në dokumente nuk u shkruan Republika e Kosovës
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka bërë të ditur se asnjë maune nuk do të hyjnë në Kosovë nëse nuk e kanë të shkruar “Republika e Kosovës”.
Postimi i plotë:
As reciprociteti nuk u bie tamam
Mbrëmë morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova.
Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës.