Abazi: Në tavolinën e bixhozit po bëhen pazare për ta shitur tokën e vendit
Ish-zv/kryeministri Haki Abazi ka thënë se tani në këtë kohë të pandemisë, po luhet “lojë bixhozi” ku në lojë është territori i vendit.
Sipas Abazit në tavolinë bixhozi bëhen pazare për ta rrëzuar qeverinë e shitur tokën e vendit, në emër të shpërbërjes së gjykatës speciale, mosdenimit të krimeve të luftës e arritjes së zgjidhjes për veriun.
“E gjithë kjo zhurmë tani është për mbijetesë. Loja e bixhozit në kohë pandemie ka efekte edhe direkte sepse mund të infektosh familjen duke luajtur bixhoz me të infektuar por ka edhe efekte tjera sidomos kur në tavolinën e bixhozit bëhen pazare për të rrëzuar qeveri e për të shitur tokën e vendit në emër të 1. Shpërbërjes së gjykatës; 2. Mosdenimit të krimeve të bëra në Kosovë dhe 3. Me bë zgjidhje për veriun e vendit. Keshtu e definuan ardhmërinë profiterët!”
“Po të mos ishte projekti i ndarjes së Kosovës, Ditmir Bushati do të ishte edhe sot Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ndersa Caka do të ishte shoku i dashur i djalit të Batuas dhe vëllau i vogël i gjykatëses kushtetuese!”, ka shkruar Abazi në ‘Facebook’, përcjell FaktePlus.
Postimi i plotë:
Po të mos ishte projekti i ndarjes së Kosovës, Ditmir Bushati do të ishte edhe sot Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ndersa Caka do të ishte shoku i dashur i djalit të Batuas dhe vëllau i vogël i gjykatëses kushtetuese!
E gjithë kjo zhurmë tani është për mbijetesë. Loja e bixhozit në kohë pandemie ka efekte edhe direkte sepse mund të infektosh familjen duke luajtur bixhoz me të infektuar por ka edhe efekte tjera sidomos kur në tavolinën e bixhozit bëhen pazare për të rrëzuar qeveri e për të shitur tokën e vendit në emër të 1. Shpërbërjes së gjykatës; 2. Mosdenimit të krimeve të bëra në Kosovë dhe 3. Me bë zgjidhje për veriun e vendit. Keshtu e definuan ardhmërinë profiterët!
Sikur me pas qenë jetim ky vend, fati i madh që as nuk është newborn e as nuk është jetim.
BAC tash ka me fillu aty ku e ke lënë e ta kanë ndërpre, do zoti e përfundojmë me nder ashtu siç ke dashtë!