Abazi: Lufta e Thaçit kundër Osmanit, e qëllimshme
Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka komentuar luftën “virtuale” në mes të kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe presidentit Hashim Thaçi.
Abazi këtë e ka quajtur të qëllimshme nga ana e Thaçit, derisa ka shtuar se ai ka paguar qindra mijëra euro për lobim që ndarja e Kosovës të pranohet nga ana e Gjermanisë dhe shtetet tjera Evropiane.
Ky është postimi i plotë i Abazit:
Lufta e Thaçit kundër Vjosa Osmanit është e qëllimshme sepse janë grupi parlamentar i LVV dhe Vjosa Osmani pengesa e ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë që Thaçi dhe qeveria e tij duan ta kalojnë në Parlamentin e Kosovës.
Thaçi ka paguar qindra mijëra euro për lobim që ndarja e Kosovës të pranohet nga ana e Gjermanisë dhe shtetet tjera Evropiane. Ato kanë refuzuar dhe kjo është arsyeja që Thaçi e urrenë Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësimin në dialog.