Abazi: Kushtetuesja e shembi rendin kushetues, vendimi i saj është politik dhe antidemokratik
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi është precedent më i rrezikshëm që mund të lejojë një vend demokratik.
Ai përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kushtetuesja e ka shembur rendin kushtetues e demokratik dha vullnetin e qytetarëve.
“Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare, në mbrëmje vonë ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shembjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë. Argumentimi dhe arsyetimi i vendimit është politik dhe antidemokratik dhe asnjëherë ligjor e kushtetues. Keqardhje që Gjykata Kushtetuese bëhet amplifikatori i së keqes dhe i jep krah kapjes së shtetit”, ka shkruar mes tjerash Abazi.
Reagimi i plotë i Abazit: