Abazi: Çunin Gent Cakaj e bën ministër sepse foli për ndarjen e Kosovës
Ish-zv/kryeministri i Kosovës Haki Abazi ka thënë që ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj u bë ministër pasi foli publikisht për ndarjen e Kosovës. Sipas Abazit, Ditmir Bushati u largua nga posti pasi refuzoi ndarjen e Kosovës.
“Me qenë i verbër e mos me pasë sy në ballë nuk do të thotë mos me pasë tru me kujtu që Ditmir Bushatin e larguan nga Ministri i punëve të jashtme sepse refuzoi ndarjen e Kosovës, e çuni u be kryes detyre meqë publikisht në tv ka folur për ndarjen e Kosovës derisa shefi tij e kualifikonte si patetike pyetjen për krimet serbe ne Kosovë”, ka shkruar Abazi në ‘Facebook’, përcjell FaktePlus.