AAK-së i bashkohet edhe një aktivist i çështjes kombëtare e politike
Për çdo ditë po vazhdon të ketë prurje në partinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Së fundmi AAK-së i është bashkuar edhe aktivisti i devotshëm i çështjes kombëtare dhe politike Gani Bytyqi.
Lajm ky të cilin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
“Në rrugëtimin tonë të përbashkët sot u bashkua edhe një aktivist i devotshëm i çështjes kombëtare dhe politike. Nga Komorani po e fillojmë rrugëtimin tonë me Gani Bytyqin. Suksese dhe të priftë e mbara Gani”, ka njoftuar Haradinaj.