AAK-së i bashkohen profesorë, ekonomistë e juristë
Kreu i AAK-së, njëherit edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, ka konfirmuar ardhjen e disa ekonomistëve, profesorëve dhe asamblistëve në AAK.
Haradinaj tha se të bashkuarit e AAK-së nga Ferizaj, kompleton konceptim e 100% bërjes shtet.
“Vizioni i qartë politik i Aleancës dhe koncepti 100% shtet është e vetmja ofertë, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar, si garancë e dinjitetit qytetar. I nderuar t’i mirëpres sot në shtëpinë tonë politike, profesorët dhe asambleistët Amir Rexhepi e Makfire Musa, drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajit Zekir Bytyqi, ekonomistët Fisnik Musa, Denis Rashiti e Milaim Kastrati, ndërmarrësin Ilir Avdyli, infermieren Blerona Hamiti, juristen Edona Beqiri dhe aktivistët Betim Marevci e Granit Rexhepi. Ferizaj po bëhet pjesë dhe aksionar në shtetin zhvillimor, përmes opsionit fitues të zgjedhjeve të gjashtë tetorit”, ka shkruar Haradinaj.