AAK-së i bashkohen disa asambleistë të Obiliqit
Radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i janë bashkuar edhe disa asambleistë dhe aktivistë tjerë në komunën e Obiliqit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka uruar mirëseardhje gjithë të aderuarve, duke thënë se vendimet sovrane dhe orientimi drejt një shteti të fortë po e rritë besimin e njerëzve në AAK.
“Dinjiteti i qytetarëve tonë, vendimet sovrane dhe orientimi drejt një shteti të fortë po e rritë besimin në AAK në tërë vendin. Ky besim tek Aleanca dhe kryetari i degës Xhafer Gashi, u reflektua edhe sot me aderimin e asambleistëve të respektuar dhe profesionistë të zot të Obiliqit. Pata kënaqësinë e veçantë t’iu uroj mirëseardhje në Grupin e Asambleistëve të AAK-së në Obiliq, inxhinierit të elektroteknikës, Shaip Paloja, ekonomistes Arbnora Nasufi, ekonomistit Fatmir Bekteshi, si dhe t’i mirëpres dy aktivistët politikë Bujar e Sylejmon Gllarevën në radhët a Aleancës. Falemnderit!”, ka thënë Haradinaj. /FaktePlus