AAK-PSD mbyll fushatën zgjedhore në Gjakovë, palestra e stërmbushur nuk i zë gjithë përkrahësit
Koalicioni AAK-PSD sonte ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, në Gjakovë.
Në këtë tubim, në Palestrën Shani Nushi, kanë marrë pjesë një numër jashtëzakonisht i qytetarëve dhe madje nuk ka pasur hapësirë për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje.
Në sallën e stërmbushur, kanë mbajtur fjalim Ardian Gjini, Shpend Ahmeti dhe i nominuari për Kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj.
Haradinaj theksoi se ky tubim sonte po e vulos fitoren e koalicionit AAK-PSD dhe konceptit 100% shtet, si koncepti më i mirë për Kosovën.
Tashmë, nga nesër partitë politike do të jenë në heshtje zgjedhore kurse të dielën, në 6 tetor nga ora 07:00 hapen vendvotimet. /FaktePlus