AAB nderon nobelistin Kahan dhe studiuesin Butka me titullin “Doctor Honoris Causa”
Kolegji AAB ka nderuar me çmimin doktor “Honoris Causa” nobelistin Ernesto Kahan nga Argjentina dhe studiuesin shqiptarë Uran Butka.
Në një ceremoni, rektori i Kolegjit AAB, prof. dr Lulzim Tafa, tha se ky institucion këtë çmim e jep vetëm në raste shumë të rralla dhe tejet të veçanta.
“Po bëhen pothuajse 2 dekada kur AAB është themeluar si institucioni i arsimit të lartë në Kosovë. AAB është institucioni më i madh universitar në sektorin jo publik me rreth 20 mijë studentë, me mbi 700 profesor që organizon mësim në tri gjuhë dhe 35 programe studimore të akredituar. Në bazë të dispozita të statusit tonë titulli “Honoris Causa” është titulli më i lartë i nderit që jep ky institucion e që ne e japim në raste shumë të rralla dhe shumë të veçanta”, tha Tafa.
Në fjalën e tij para të pranishmëve Tafa iu është falënderuar nobelisti Ernest Kahan për kontributin e tij që jep për paqen përmes letërsisë.
“Ernest Kahan është njëri ndër personalitetet e shquara botërore që jetën e tij e ka vënë në shërbim të shkencës, letërsisë, artit dhe mbi të gjitha në shërbim të paqes. Për çka në vitin 1985 Komiteti i Nobelit çmimit më prestigjioz botërorë vendosi që atë dhe organizatën e tij ta nderoj me çmimin Noblem për Paqe. Edhe pas këtij çmimi Kahn nuk u ndal, ai vazhdoi të jap kontributin e tij për paqe në Botë. Është interesante që gjithë krijimtaria e tij letrare dominohet nga tematika e paqes. Për të duket që nuk ka asgjë më të rëndësishme se paqja, fundja kjo ajo është që i duhet botës, kjo është ajo që i duhet njerëzimit”, është shprehur Tafa.
Poashtu Tafa tha se i janë mirënjohës Butkës për përkushtimin e tij të jashtëzakonshme që të hedh dritë në plagën më të madhe dhe më të përgjakshme të shqiptarëve të Kosovës në Tivar.
“Veprat e tij janë të rëndësishme për letërsinë shqipe. Kurse ne kosovarët jemi mirënjohës për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për të hedhur dritë në njërën në plagën më të mëdha dhe më të përgjakshëm që është kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës që është masakra e Tivarit përmes librit të tij studimor “Masakrat e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”. Libri është tronditës por i argumentuar aty lexuesit i jepet e vërteta e plotë e masakrës ndaj shqiptarëve”, ka përfunduar Tafa.
Kahan e falënderoi Kolegjin AAB për këtë çmim, duke thënë se ka përcjell çdo herë historinë e Kosovës.
Ai u shpreh se duhet të ketë më shumë bashkëpunime në mes shtetit të Argjentinës dhe të Kosovës në fushën e kulturës dhe letërsisë.
“Kur e marr këtë çmim unë do të shkruaj për universitetin tuaj. Spanja di për juve, ajo duhet të ju njoh dhe mund të bëjmë diçka që të promovojmë kulturën, shkencën mes Kosovës, Spanjës dhe Izraelit”, tha Kahan.