A shitet OKi në Kosovë me recetë, tregon menaxheri Roland Xhafaj
Iaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram.
Ndërsa, menaxheri i kompanisë ‘Dompé Albania and Kosovo’, Roland Xhafaj thotë se kjo recetë nuk mund të blihet në barnatore pa recetë mjekësore.
“Siç e dini, barnat e markës OKi merren në farmaci me recetë mjekësore. Këto përdoren sipas një doze të përcaktuar nga mjeku bazuar në nevojat dhe karakteristikat e pacienti”, thuhet në reagimin e tij.
Ky reagim erdhi pas një lajmi që po qarkullon më mediat shqiptare “Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tua, gjithandej, për atë cka mund të shkaktoj përdorimi i këtij ilaci poqëse nuk është me recetë mjekësore.
Reagimi i plotë:
Theksojmë se në artikullin në fjalë janë raportuar informacione në lidhje me barna për të cilat Dompé farmaceutici S.p.A është Mbajtës i Autorizimit për Tregtim. Këto informacione nuk janë në përputhje me të dhënat e miratuara nga autoriteti përgjegjës, i cili ka lejuar hedhjen në në treg të këtyre barnave si dhe ka aprovuar mënyrën e përshkrimit të barit (me recetë apo pa recetë). Në veçanti, ne i referohemi informacionit në lidhje me dozimin, vetitë farmakologjike, mënyrën e përshkrimit dhe efektet anësore.
Bëhet fjalë për pasaktësi që mund ta çojnë lexuesin drejt një përdorimi të papërshtatshëm dhe ta ekspozojnë atë drejt rreziqeve të paparashikuara.
Siç e dini, barnat e markës OKi merren në farmaci me recetë mjekësore. Këto përdoren sipas një doze të përcaktuar nga mjeku bazuar në nevojat dhe karakteristikat e pacientit. Theksojmë se barnat e markës Oki (të rregjistruara në Kosovë në formë-dozat: granula për tretësirë orale 80mg, pika për tretësirë orale 80mg/ml, supozitorë 30 mg, supozitorë 60 mg, supozitorë 160 mg) kanë qenë gjithmonë barna me përshkrim nga mjeku dhe asnjë kufizim nuk është vendosur së fundmi nga autoriteti përgjegjës në Kosovë apo në shtetet e tjera ku tregtohen. Mënyra e përshkrimit të këtyre barnave nuk ka ndryshuar që nga koha e autorizimit të parë për tregtim në Kosovë.
Përkundrazi, marka Okitask me dy formë-dozat granula për tretësirë orale 40 mg dhe tableta të veshura me film 40 mg janë të autorizuara si barna pa recetë (OTC), pas një vlerësimi të kujdesshëm nga autoritetet kompetente, pikërisht për shkak të karakteristikave të tyre.
Ndërkohë edhe marka Oki infiammazione e dolore me dy formë-dozat Mouthwash 1,6% dhe Oromucosal spray 0.16 % janë të autorizuara si barna pa recetë (OTC).
Të gjitha informacionet mbi barin dhe mënyrën e marrjes së tij, raportohen të plota në Përmbledhjen e Karakteristikave të Produktit dhe në fletëudhëzues. Përmbledhja e Karakteristikave të Produktit dhe fletëudhëzuesi janë burimi i vetëm i informacionit i miratuar dhe autorizuar nga autoritetet kompetente bazuar në prova të njohura shkencore. Informacione të tilla përditësohen vazhdimisht me njohuri të reja të fituara në nivel shkencor dhe klinik. Çdo lloj informacioni tjetër që shkon përtej këtij dokumentacioni duhet të verifikohet dhe vërtetohet nga një ekspert përpara se të shpërndahet.
Të gjitha informacionet e përcjella nga ju kanë një burim të pa verifikuar dhe mungon një opinion zyrtar nga Agjencia e Kosovës per Produkte dhe Pajisjeve Medicinale.
Për shkak të këtyre konsideratave, Ju kërkojmë të tërhiqni tekstin në fjalë, në mënyrë që të shmangni shpërndarjen e informacionit të gabuar ose nxitjen e sjelljeve të papërshtatshme.
Me respekt,
Roland Xhafaj
Country Manager
Dompé Albania and Kosovo