A po largohet Lirak Çelaj nga PDK?
Lirak Çelaj i cili është edhe njëri prej njerëzve më të hershëm të Partisë Demokratike të Kosovës, në krye me Kadri Veselin, nuk po i pëlqen udhëheqja e partisë. Karshi kësaj, Celaj ka bërë kritika duke thënë se PDK po bën gabime në shumë rrafshe dhe se aty tashmë po merren edhe vendime arbitrare të cilat sic thotë ai, po e ngulfatni demokracinë.
Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Çelaj thotë se edhe emërimet e fundit në PDK kanë qenë në këtë frymë, pasi nuk është pyetur askush nga anëtarësia dhe nuk ka qenë në dijeni as Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Edhe përkundër pakënaqësive të tij, Çelaj nuk do të largohet nga PDK. Kështu ka thënë ai për FaktePlus.
“Jo, po ta kisha menduar largimin unë do të kisha dalë dhe atëherë nuk do të kisha fol, sepse nuk do të kisha pas ndonjë motiv të flas, përveç të dilja nga partia. Pikërisht, pse kam investu shumë një kohë të gjatë në PDK dhe e konsideroj si një pjesë timen dhe konsideroj se jam pjesë përbërëse e PDK-së, pra e bëj me qëllimin më të mirë edhe pse ka tendenca që të keqkuptohem. Pala që e sheh veten që po akuzohet, individë të caktuar po mundohen me u marrë gjëja me motivin tim pse po kritikoj dhe jo me argumentet që po i shfaqi. Por mua kjo nuk më zmbraps sepse mendoj që argumentet që i kam thënë qëndrojnë dhe me të pajtohen një pjesë dërmuese e strukturave të PDK-së dhe mendoj se nëse përfillen qoftë edhe pjesërisht, rezultati do të jetë më i mirë për Partinë Demokratike të Kosovës”, thekson Çelaj.
Këtu mund ta lexoni intervistën e plotë të Çelaj dhënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.
Çelaj: Në PDK po ngritën servilët… PDK sikur po turpërohet prej vlerave të UÇK-së (VIDEO)