A ishte i ligjshëm votimin për anëtarë të Komitet Ekzekutiv të FFK-së?
Por se a ishte votimi i ligjshëm gazeta online Veriu.info ju sjellë në vëmendje Nenin 30 të Statutit të FFK-së, pikën 1, ku shkruan se:
1. Zgjedhjet për kryetarë dhe anëtarë të KE-së, sipas rregullit janë të fshehta.
2. Zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv duhet të jenë të lira dhe bëhën në
këtë mënyrë:a) Kuvendi, së pari zgjedh Kryetarin e FFK-së,
b) Kuvendi pastaj zgjedhë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Sot, votimi për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk ishte i fshehur, por ishte i hapur, pra nuk ishte ne pajtim me Statutin e FFK-së. Po ashtu nuk kishte votim për ndryshim të procedurës së votimit, me çka votimin për anëtarët e bën të paligjshëm.
Duke llogaritur se në proces të votimit kanë marrë pjesë edhe persona që kanë konflikt interesi, e të cilët madje votuan me aklamcion, edhe ky është argument shtesë që e bënë këtë votim të paligjshëm.
Sipas incizimeve televizive dhe dëshmitarëve në momentin kur grupi i pakënaqurve e ka lëshuar sallën e Kuvendit, brenda kanë hyrë persona që nuk kanë qenë delegat e të cilët kanë marrë pjesë në votim.
Veriu.info mëson se përfaqësuesit e klubeve që po kërkojnë ndryshim në Federatë, kanë paralajmëruar se këtë proces zgjedhor do ta dërgojnë në Gjykatë.
Si duket shpëtimi për futbollin tonë do të jenë ndryshimet statutare, në mënyrë që t’i iket konfrontimeve dhe manipulimeve tē kësaj natyre çfarë pamë sot në Kuvendin e FFK-së./