A fliste Adem Jashari me Hashim Thaçin gjatë luftës?
Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për raportet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari, duke mohuar të gjitha aludimet se Selimi nuk kishte raporte të mira me të.
“Ekziston fakti qe unë me shokët e mi, kemi pasur aktivitete të shumta në Drenicë, kemi kaluar në vështirësi të mëdha dhe ky është një fakt që demanton të gjithë ata që thonë që unë nuk kam pasur relacion të mirë me Adem Jasharin”, tha Selimi.
Sipas tij edhe në kohë lufte ka pasur persona të cilët kanë dashur që ai të mos ketë raporte të mira me Adem Jasharin dhe me Ramush Haradinajn.
Selimi ka shpalosur një fakt të panjohur për publikun, duke thënë se në gjashtë vitet e fundit të jetës së komandantit legjendar, ky i fundit nuk kishte pasur asnjë komunikim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili në kohë lufte ishte përfaqësues politik i UÇK-së.
“Nëse Adem Jashari dhe Hashim Thaçi janë njohur një ditë para themelimit të UÇK-së dhe kanë plasur komunikime dhe këto janë shkëputur në këto gjashtë vitet e fundit me Adem Jasharit, këta nuk kanë komunikuar dhe kjo është tregues”, tha Selimi.