A është kjo pjesa më e “fëlliqur” në Prishtinë?
Gjithë ky bërllog masiv ndodhet te Pazari i Madh, në zonën industriale të Prishtinës, ku pak metra më tutje shiten pemët dhe perimet me të cilat furnizohet pothuajse gjithë Kosova.
Hiq më shumë se 30 metra nga fundi i këtyre plehrave ndodhet xhamia ku besimtarët myslimane falin xhumanë dhe namaze tjera të ditës.
Sipas disa shitësve që punojnë atje, por edhe besimtarëve që shkojnë për të kryer rite fetare, kjo gjendje e rënduar, sidomos tash verës kur kutërbimi shumëfishohet si pasojë e temperaturave të larta, është qe një kohë të gjatë shumëjaveshe.