A duhet të mbahet testi i maturës, për FaktePlus flasin ekspertët
Nxënësit e klasave të nënta këtë vit nuk do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Këtë vendim gjatë ditës së djeshme e mori Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, ku anulimi i një organizimi të tillë sipas tyre u bë për shkak të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelin e intitucioneve arsimore nga virusi Covid-19.
Vendimi nga MASh po konsiderohet i ngushtëm dhe jo i drejtë. Njohësi i çështjeve arsimore Dukagjin Pupovci në një prononcim për FaktePlus tha se ka pasë kohë të mjaftueshme për organizimin e testit të arritshmërisë dhe se anulimi i këtij testi sipas tij është veprim i ngushtëm dhe do të ketë pasoja më vonë.
“Bëhet fjalë për 30 mijë nxënës dhe më datë 20 gusht shkollat do të jenë të zbrazëta. Është periudhë vere, me distancim social e me organizim të duhur testi i arritshmërisë do të mund të organizohej shumë mirë. Kjo do të sjellë shumë problem për regjistrim të fëmijëve në shkolla të mesme. Nëse deri me 20 gusht nuk kanë mundur të organizojnë asgjë për 30 mijë nxënës nuk e di si do të fillojë viti i ri shkollorë me një numër dukshëm më të madh të nxënësve.”
Kundër vendimit për anulimin e tesit të arritshmërisë u shpreh edhe profesor Xhavit Rexhaj. Pavarësisht rrethanave dhe ngjarjeve që kanë rrethuar vendin tonë këta muaj, apeli i profesor Rexhajt ka qenë që testet si ai i arritshmërisë dhe ai i maturës të mbaheshin në afatet e para, e organizimi i tyre të bëhej nëpër shkolla.
“Jam kundër anulimit të testit të arritshërisë, jam kundër shtyrjes dhe mos organizimit të testeve, jam pro organizimit sipas rregullave por asesi pro shtyrjes së tyre. Këshilla ime ka qenë që testet të mbaheshin qysh në fillim dhe të organizoheshin në shkolla në pajtim me rregullat e institutive relevante”
Por për dallim nga kjo, anulimi i testit të arritshmërisë ka qenë vendim i duhur për njohësin e cështjeve të arsimit Azem Gurin. Një orgnizim i tillë sipas Gurit do i sillte rrezik fëmijeve , për shkak të rrezikut nga virusi Covid-19.
“Testin e arritshmërisë mirë kanë bërë që e kanë anuluar. Në këto rrethana është e pamundur të mbahet për shkak të përhapjes së virut është bukur vështirë që fëmijët të dërgohen nëpër vende ku mund të ketë kontakte”
Mosmbajtja e testit të arritshmërisë si test orientues e jo certifikues nuk përbën problem as për Rinor Qehajën nga Instituti EdGuard. Ai për FaktePlus tha se mbajtja e testit të arritshmërisë nuk është e domosdoshme dhe nuk mund të sjellë problem tek nxënësit.
“Testi i arritshmërisë nuk është ndonjë filrtim subtancial për nxënësit për pranim në shkolla të mesme të larta. Mbajtja e një testi të tillë nuk është e domosdoshme dhe nuk kufizon pranimin për shkollat e mesme të larta. Vlerësimi i brendshëm nëpër shkolla do të jetë i mjaftueshëm për pranimin nëpër shkolla të mesme të larta”
Pas vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit për anulimin e testit të arritshmërisë dolën zëra se as maturantët nuk duhet t’i nënshtohet testit të maturës për këtë vit.
Por sipas ekspertëve testi i maturës do të mbahet. Azem Guri për FaktePlus ka bërë me dije se për të anuluar testin e maturës duhet të bëhet ndryshimi i Ligjit për Testin e Maturës Shtetërore dhe vetëm një vendim i Ministrit nuk mjafton.
“Testin e maturës e rregullon ligji, ka një nen që thotë se nxënësit duhet t’i nënshtrohen testit të maturës që të mund të pranohen pastaj në nivelin universitar. Që të aulohet testi i maturës duhet të bëhet amandemtimi i ligjit dhe të ndryshohet neni që e parasheh mbajtjen e testit të maturës”.
Testi i maturës di test i domosdoshëm për fazën tjetër të jetës akademike sipas Rinor Qehajës duhet që detyrimisht të mbahet.
“Me organizim të duhur testi i maturës mund të zhvillohet. Qysh në fillim kam qenë që testi të mos shtyhet dhe të mbahet në afat. Shpresoj që të gjindet ndonjë modalitet, pikë së pari të ruhet shëndeti i fëmijev dhe pastaj të ofrohen rezultatet që ne i presim nga testi maturës”.
Se Kosova duhet t’i dalë përballë ngjarjeve të fundit me disiplinë e me rregulla e thotë profesor Xhavit Rexhaj. Sipas tij nuk duhet të bëhet ikje nga organizimet e tilla sic është testi i maturës dhe të shkaktohet bllokadë por duhet tu dilet gjërave para me disiplinë e rregull.
“Unë kam parimin tim kryesor, Kosova nuk duhe të vdesë urie duke ikur nga virusi por duhet të mbajmë disiplinë, e disiplina mbahet duke e rendit nxënësin, duke e mbajtë testin në oborr e duke iu përmbajtë rregullave që duhet. Krejt çka duhemi i bojmë sepse kemi mundësi”.
Ndryshe testi i arritshmërisë për klasat e nënta do të mbahej me 2o gusht të këtij viti kurse ai maturës është paraparë të mbahet me 29 gusht. /FaktePlus.