A do t’i bashkangjitet AAK- së dhe a do të garojë për deputet, flet Milaim Zeka
Pak më parë ish-ministri nga radhët e AAK-së, Bajram Hasani postoi një fotografi bashkë me bashkëpartiakun Daut Haradinaj dhe gazetarin e ish-deputetin Milaim Zeka.
“Diçka po zihet.”, ishte mbishkrimi i kësaj fotografie. E kjo u bë shkas që të aludohet se Zeka ka aderuar në AAK, pasi që zgjedhjet janë afër.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar me Milaim Zekën, i cili ka mohuar çdo mundësi aderimi në cilindo parti dhe ka thënë që nuk e ka ndërmend të garojë për deputet.
“Unë njet se kam me iu bashkangjit asnjë partie, jo veç AAK- së.”, tha Zeka.
Ai gjithashtu tha prerazi se nuk do të garojë për deputet.
“Nuk e kam ndërmend të garojë për deputet.”, ka thënë Zeka për FaktePlus.
Ai tha se fotografi mund të ketë edhe me persona tjerë publikë, si Vjosën, Albinin ose Morena Tarakun.
“Unë kam fotografi edhe me Morena Tarakun e me plot personalitet tjera. Muj me pas foto edhe me Vjosën edhe Albinin dhe sdi spe duhet të jetë shkas një fotografi që me aludu në aderime.”, ka thënë Zeka.E ai foli edhe për mbishkrimin.
“Ani de, diçka po zihet , tash zihet gjithçka.“
Në zgjedhjet e 6 tetori, Milaim Zeka garoi me partinë e tij Partia Euroatlantike e Kosovës me 45 deputetë në listën zgjedhore, mirëpo nuk e kaloi pragun. Ai në këto zgjedhje mori 1 mijë e 173 vota të qytetarëve.
Tash PEK- u nuk ekziston as si parti, pasi KQZ mori vendim që të çregjistrojë katër parti, mes tyre edhe partinë e Milaim Zekës./FaktePlus/
Bajram Hasani publikon foto me Milaim Zekën e Daut Haradinajn: Diçka po zihet