A do të shkarkohet Rashit Qalaj, tregon Albin Kurti
Albin Kurti, kryeministri në detyrë ka komentuar raportimet se pritet shkarkimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Kurti ka deklaruar se kjo çështje i përket ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme.
Ai ka theksuar se nuk ka sugjeruar për një vendim të tillë.
“Për besë nuk e di. Duhet të vij nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme. Unë nuk kam sugjeruar gjë”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër, Kurti ka thënë se shkarkimi i krye-shefes së Inspektoratit Policor të Kosovës ka ndodhur për shkak të performancës së dobët.