A do të ketë para të mjaftueshme në Kosovë?
Për shkak të krizës së krijuar nga Koronavirusi, ekonomia në Kosovë do të ketë rënie të rritjes reale ekonomike nga -2 deri në minus -4 për qind.
Mirëpo, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, tregon se Kosova nuk do të ketë probleme me paratë e gatshme.
Megjithëse, Mehmeti në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin paratë e gatshme dhe se të përdorin kartelat bankare, shkruan FaktePlus.
Mehmeti siguroj qe vendi nuk do të ketë problem me paratë e gatshme. Derisa u bëri thirrje qytetarëve që mos të bëjnë përdorimin e tyre, por të bëjnë pagesa përmes kartelave bankare.
“Do të sigurojmë një sistem efikas të pagesave përfshirë edhe komunat e izoluara. Kemi një buxhet të mirë me paratë të gatshme. Bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe nuk do të ketë problem me parat të gatshme. Kemi bërë edhe dizenfektimin e tyre duke e ditur se ka transfer të shumëfishtë. Lus qytetarët që sa më pak të përdorin paratë e gatshme dhe të paguajnë përmes kartelave”, u shpreh Mehmeti.
Ai tutje shtoi se kësti i kredive do të shtyhet edhe për muajin prill, siç tha ai pas krizës këstet do të shpërndahen në proporcion përgjatë muajve.
“Për të gjithë qytetarët kësti i kredive do të shtyhet edhe për muajin prill, nëse vazhdon kjo situatë do të shtyhet edhe për muajt tjerë. Kësaj llogaritet, por do të ndahet në proporcion gjatë muajve në vijmë pas krizës. Gjatë kësaj periudhe nuk aplikohet për kredi. Bankat nuk do të rrisin tarifat në këtë kohe. Ekonomia në Kosovë do të ketë rënie të rritjes reale ekonomike nga -2 deri në minius -4%. Do të vazhdojmë të qëndrojmë nga afër për të kontribuar në shërbimet e ekonomisë”, u shpreh Mehmeti