A do të ketë koalicion PDK – Vetëvendosje? Përgjigjet Kadri Veseli
Kadri Veseli thotë se PDK dhe ai nuk ka vija të kuqe për asnjë parti shqiptare, por ka disa kritere se si mund të bashkëpunoje më partitë politike.
Kështu u përgjigj Veseli në pyetjen e gazetarit se a mund të ketë koalicion PDK-Vetëvendosje.
“Asnjë partie shqiptare nuk i vë kryq, andej nga vi unë, nuk ka vija të kuqe për shqiptarë. Nuk shoh bashkëpunim me secilën parti. Lufta kudnër korrupsionit dhe rendi e sovraniteti i vendit nuk bëhen me fjalë. Bëjmë koalicion me ato parti që e ruajnë këtë komb, e ruajnë këtë shtet. Është cështje e marrëveshjes mbi baza parimore “, ka thënë Veseli, përcjell Periskopi.
Veseli: Albin Kurti e rrëzoi veten, tash po emëron militantë të VV-së nëpër borde
Kadri Veseli thotë se Albin Kurti e ka rrëzuar vetveten.
“VV përvec demagogjisë e parullave farsë, nuk ka guxim e as vendosmëri. Tash emëron militantët më të kalibruar të Vetëvendosjes. Sa herë Vetëvendosjes i duhet primat elektoral, bëjnë gabim të rëndë ndaj ShBA-së sepse e kanë një dro dhe një frikë nga kjo adresë. Momenti kur tek qytetarët tanë vihet pikpyetja ndaj ShBA-së, shteti rrezikohet. Duke e zgjuar epshin e revanshit si mënyrë për të rekrutuar më shumë hakmarrësh, është gabim. E rrëzoi veten, e rrëzoi mendja e tij që nuk jeton me problemet që ka qytetari jonë, por vetëm i deklaron ashtu. Nuk do ta rrëzonte askush për 50 ditë sikur nuk ta rrëzonte vetveten”, ka thënë Veseli.
Veseli: Vetëvendosja nuk e mbajti asnjë premtim, tash po thotë ‘nuk na lejuat’ se patëm me bë namin
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se koalicionit LDK – Vetëvendosje, është dashur t’u jepet mundësi qeverisëse, në mënyrë që të kompremetoheshin, ashtu sic filluan, me të gjitha premtimet që kanë bërë.
“Është dashur t’i jepej një mundësi këtij koalicioni që premtimet t’u dilnin mashtrim, si Vetëvendosja po thotë që patëm me ba namin po nuk na lanë”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se “PDK nuk ka besuar se një parti politike do ta vinte në pikpyetje raportin e Kosovës me SHBA-të”.