A do të jetë Milot Rashica blerja e radhës nga Jurgen Klopp?
Sipas asaj që raporton prestigjioza gjermane Bild, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke e përcjell që një kohë të gjatë Rashicën.
Madje flitet se Liverpooli ka gati ofertën në vlerë prej 38 milionë eurove.
Klopp e dëshiron yllin kosovar në skuadër pasi e sheh si një zëvendësues të mundshëm të Mane, Salah apo Firminos, kur këta të tre do të kenë nevojë për të pushuar.
Kujtojmë, që Klopp zakonisht bën transferime të këtilla, Shaqirin e kishte sjell në Anfield, ani pse skuadra e tij, Stoke City atë kohë kishte rënë nga Premier Liga.
Se a do ta ketë tani fatin e njëjtë edhe Rashica mbetet të shihet në afatin kalimtar të verës, ku vushtrriasi pritet që ta bëjë hapin e madh të karrierës.