A do ta udhëheqë Arbërie Nagavci seancën kur votohet Qeveria Hoti
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se ende nuk kanë vendosur se a do të jenë pjesë e seancës në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti.
Nagavcika thënë se nesër do të vendosin për këtë çështje, përcjell Insajderi.org
“Ne si grup parlamentar nuk e kemi akoma qëndrimin përfundimtar. Besoj se nesër do të vendosim gjatë ditës. Por, sido që të jetë për qytetarët e saj është e qartë se kah po shkon LDK-ja. Si do të reagojmë do të vendosim nesër”, ka thënë Nagavci në RTV Dukagjini.
Ndërsa, e pyetur se a do të udhëheq seancën nëse këtë të fundit refuzon ta udhëheq kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, Nagavci, ka deklaruar se nuk është mirë të jetë pjesë siç ka thënë ajo e skenarit të turpshëm.
“Ka mbetur që të bisedojmë nesër. Në aspektin moral nuk ka kurrfarë kuptimi me u bë pjesë e kësaj seance. Kjo që po synon të bëjë LDK-ja është një përmbysje e rendit demokratik. Nuk mendoj se është mirë me qenë pjesë e atij skenari të turpshëm”, ka deklaruar ajo.