A do ta shesë Barcelona Coutinhon për ta rikthyer Neymar
Philippe Coutinho, vetëm një vit pasi u transferua te Barcelona pëtr 140 milionë euro nga Liverpooli mund të shitet në verë për të financuar një marrëveshje për rikthimin ne klubin katalanas: Neymar.
Coutinho nënshkroi për Barcën në janar të vitit të kaluar dhe nuk kishte mundësi të luante në Ligën e Kampionëve, por ai impresionoi në gjysmën e dytë të fushatës në Camp Nou, duke shënuar 10 gola në 22 paraqitje ku Barca fitoi LaLiga dhe Copa del Rey.
Megjithatë, ai ka hasur në vështirësi në sezonin e tij të dytë dhe ka filluar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të Barcelonës: barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Tottenhamit në dhjetor kur trajneri Ernesto Valverde mori një XI të dytë duke siguruar vendin e parë në grup.
26-vjeçari, i cili u nënshkrua si një opsion për pozicionin e majtë të cilin e liroi Neymar dhe gjithashtu me qëllim të zëvendësimit të Iniestës, dhe tani mund të bëjë rrugën që Barca planifikon një sensacion në verë për ekipin e vet.
Neymar është rikthyer në Barcelonë disa herë që nga transferimi i tij 222 milionë euro në Paris Saint-Germain në verën e 2017 dhe ka pranuar se i mungojnë shokët e tij Lionel Messi dhe Luis Suarez.
Barca, megjithatë, do të përballet me një betejë me PSG-në për të nënshkruar ish-sulmuesin e tyre dhe Neymar do të duhet të shprehë dëshirën e tij për t’u kthyer në mënyrë që ta lehtësojë një transferim në Camp Nou./FaktePlus