A do ta pranojë ofertën e Anton Qunit, Vetëvendosje, deklarohet Rexhep Selimi
Shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka treguar se ofertën e re të LDK-së dhwnw nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, janw duke e shqyrtuar.
“Ne jemi duke e shqyrtuar kërkesën e LDK-së, dhe tani as nuk mund ta pranojmë as ta mohojmë, përgjigjen e kësaj oferte do ta bëjmë publike sapo të fillon seanca”, ka deklaruar Selimi.
Ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni, pak para se të shkoj Kuvendi në pauzë, ku u mbledhë rreth orë 12:00 për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, doli me një deklaratë që habiti të gjithë.
Quni i tha kryeministrit Albin Kurtit se ka kohë gjatë pauzës që të tërheq vendimin dhe ta rikthejë Veliun, e në këtë mënyrë Quni tha se do ta marrë përsipër që të flas me Isa Mustafën si kryetar të LDK-së dhe deputetët që ta tërheqin mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie.
Por për një çështje e tillë nuk është diskutuar në kryesinë e LDK-së, kështu tha Agim Veliu.
Veliu ka thënë se Anton Quni s’ka kurrfar autorizimi për të ofruar negociata të tilla me Albin Kurtin.
Veliu tutje tha se në fund të fundit, Quni nuk ka drejt të votës, shkruan FaktePlus.
Ndërkaq kur Veliu u pyet se a do të duhet të ndodhte kjo krizë në këtë situatë të pandemisë, Veliu tha se Kurti është i rrezikshëm njësoj sikurse Koronavirusi.
“Në fund të fundit Anton Quni nuk ka të drejt vote në Kuvend. Nuk kam asnjë njoftim që ai do të takohet me Isa Mustafën dhe kjo çështje nuk është diskutuar ën strukturat e LDK-së dhe nuk besoj që ka koghë të diskutohet. Deputetët tanë janë aty që ta mbrojnë qëndrimin e Kryesisë së LDK-së dhe për arsyet që është iniciuar ky mocion”, tha Veliu në t7.
Veliu ka thënë se pret të votohet rrëzimi i Qeverisë Kurti.
“Njësoj si Koronavirusi edhe kjo qeveri është e rrezikshme. Albin Kurti po të jetë kryeministër i këtij vendi është njësoj e rrezikshme”, tha Veliu.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për një orë pauzë me kërkesë të deputetëve.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë pauzës do të bëhet edhe dezinfektimi i sallës, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.
Seanca ka nisur pas orës 11:30, derisa ka një pikë të vetme të rendit të ditës, atë për votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.