A do ta fusë Abazoviqi Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”?
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron në Ohër, ku do të marrë pjesë në samitin e nismës “Ballkani i Hapur”.
Për qëndrimin e tij atje ka njoftuar vetë Abazoviq, përmes disa fotove që ka publikuar. Foto me të ka publikuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se Abazoviq do ta fus sot zyrtarisht Malin e Zi në këtë nismë.
“☕️Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur🤝🤝”, ka shkruar Rama.