Dënimi që parasheh ligji për policin që abuzoj seksualisht me një 16 vjeçare
Pas arrestimit të policit Vesel Veseli në stacionin policor të Drenasit, Prokuroria Themelore pritet që sot të kërkojë paraburgim për hetuesin që kishte gradën e rreshterit, lidhur me dyshimin e bazuar për abuzim seksual dhe shantazh ndaj një vajze 16 vjeçare nga komuna e Drenasit.
Të dyshuarin0 në fjalë sipas Kodit të Procedurës Penale lidhur me dy veprat për të cilat akuzohet, organet e drejtësisë mund ta dënojnë deri në 10 vite burgim.
Sipas nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 janari i vitit 2013, ku flitet për dhunimin si kategori, thuhet se kryesi i veprës mund të dënohet nga 3 deri në 10 vjetë burgim, transmeton FaktePlus
1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
Kurse në nenin 239 tregohet se keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin përveç nëse parashihet ndryshe në këtë kapitull, kushdo që e detyron personin tjetër të kryejë akt seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej një 1 deri në pesë vjet.
Neni 231, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit. 1. Kushdo që shfrytëzon ose mundëson shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë vjet, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në shtatë (7) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. ose me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni. /FaktePlus