Shtetet që po kundërshtojnë debatin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Është ende e paqartë nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 7 shkurt do të diskutojë mbi Kosovën.
“ShBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan ashpër raportin e rregullt tremujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, në mënyrë që të vendoset në agjendën e seancës”, tha sot ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.
Në një konferencë shtypi, ai tha se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk u miratua rendi i ditës, i cili propozohet çdo muaj nga kryesuesi i radhës.
Daçiq shpjegoi se seanca për t’u diskutuar mbi raportin e rregullt është planifikuar për 7 shkurt, por nuk është e sigurt nëse do të jetë për Kosovën, pasi ka të ngjarë që rendi i ditës të miratohet atë ditë.
“Ne vështirë se mund të marrim nëntë vota për të qenë në agjendë, pasi nuk ka veto, por as nuk mund të marrin nëntë vota për të shkuar”, tha Daçiq.
Kujtojmë se ShBA dhe Britania e Madhe tash e sa kohë kanë bërë thirrje që në Nju Jork të mos ketë seanca mbi raportin e rregullt të UNMIK-ut për Kosovën, duke pranuar kështu realitetin e ri të krijuar me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.