“Sulltani” vizitohet nga ish-bashkëluftëtarin e tij nga Maqedonia
Ish komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, prej se është liruar nga burgu, është vizituar nga shumë qytetarë, bashkëluftëtarë e përfaqësues të institucioneve.
Përveç vizitorë nga e tërë Kosova, gjenerali i njohur me nofkën “Sulltani” gjatë ditës së sotme pati vizitorë edhe nga Maqedonia.
Nga atje, erdhi për ta takuar ish bashkëluftëtari i tij, tani kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
“Sot qëndrova në Prishtinë për të takuar miqtë e mi dhe për të këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. Më gëzoi rasti për ta takuar edhe bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, gjeneralin Sylejman Selimi. E urova për lirinë e merituar, por edhe për qëndresën stoike dhe durimin”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.
Kreu i BDI-së, me tutje ka shtuar se Kosovës, në këto ditë vendimtare, i duhen pranë të gjithë ata që duan ta shohim atë të fortë, të sigurtë, të qëndrueshme dhe në partneritet euro-amerikan me perspektivë euroatlantike. /FaktePlus