Nga temperatura ekstreme, numri i viktimave në SHBA shkon në mbi 20
Zyrtarët qeveritarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se të paktën 21 persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme për shkak të temperaturave shumë të ulëta që po mbretërojnë në një pjesë të madhe të vendit.
Në mesin e viktima është edhe një student 18-vjeçar i Universitetit të Iowas, i cili kishte thënë se ëndërron të bëhet mjet në të ardhmen. Në anën tjetër, në Illinois është regjistruar temperatura minus 38 gradë, e cila paraqet rekord për temperaturën më të ulët në këtë shtet.
Kushtet e jashtëzakonshme të motit kanë shkaktuar prishje të rrjetit elektrik dhe sistemeve të ngrohjes. Në disa rajone është ndërprerë energjia, ndërsa ekipet e emergjencës kanë pranuar thirrje nga disa persona që kanë kërkuar ndihmë për ulje të temperaturës në shtëpitë e tyre./FaktePlus