Kujdes, nga sot ka hyrë në fuqi edhe një vendim për vetura
Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ka marr vendim që prej ditës së sotme të fillojë aplikimi i vendimit për pullën mjedisore të automjeteve apo ndryshe testimi i gazrave dalëse të automjeteve.
Siç thuhet ky vendim obligon të gjithë “Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeve dhe të Homologimit për zbatimin e këtij vendimi.
Me testimin e këtyre gazrave, qytetarëve të Kosovës iu bëhet barrë jo vetëm të paguajnë kontrollin teknike të automjeteve që është përcaktuar nga kjo ministri me çmim prej 30€, tash do të paguajnë edhe çmimoren për testim të gazrave për secilën kategori të mjeteve motorike, shkruan FaktePlus.
Çmimorja për kategorinë e motoçikletave është 3.50€, ndërsa për automjetet nënë 3.5 tonë është 5€, ndërsa mbi 3.5 tonë është 6€.
Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset në pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.
Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato.
Vlen të theksohet se qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë edhe taksën ekologjike që është e aplikuar më se shumë vite nga Ministria e Punëve të Brendshme, kjo taksë paguhet në Qendrat Komunale për Regjistrim të Automjeteve.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë janë mbi 300 mijë vetura të regjistruara. Në këtë shifër sipas MPB-së përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vendimet, ri-regjistrimet dhe legalizimet./FaktePlus