Krijohet zgjidhja për furnizim me rrymë në Trepçë
KEDS, ka krijuar një zgjidhje për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës dhe Trepcës, pas djegies së djeshme. Zgjidhja ka të bëjë me riaftësimin e linjës së Vallaqit që gjendet në veri të vendit, për pjesën e furnizimit të qytetit dhe fshatrave përreth. Kjo është arritur edhe falë ndihmës dhe mbështetjes së institucioneve te vendit, Policisë e Kosovës për sigurinë e ofruar dhe KOSTT-in.
KEDS, ka njoftuar se ekipet e punëtorëve të KEDS kanë arritur të shtrijnë sot gjatë ditës përcuesin në linjën 35 kV që vije nga nënstacioni i Vallacit për drejtim në nënstacionin e Mitrovica 2, ku po bëhet kycja për të furnizuar një pjesë të madhe të Mitrovicës dhe fshatrave përreth. Pos përcuesit, janë vendosur edhe shtylla dhe pajisje të tjera të rrjetit, pasi linja ishte joaktive që nga paslufta. “Kjo është arritur falë angazhimit të madh të punëtorëve të kompanisë, të cilët janë në terren së bashku me menaxhmentin përkatës që nga dita e djeshme kur ndodhi avaria në asetet e Trepcës”, ka bërë të ditur KEDS në një komunikatë për media.
Paralel me këtë, KEDS së bashku me KOSST kanë gjetur alternativë shtesë të furnizmit për konsumatorët e apostrofuar më lartë, pasi linja që vije nga veriu nuk ka kapacitete të mjaftueshme.
Ne këtë rast KEDS, thotë s ka angazhuar numër te madh te punetoreve si dhe kontraktoreve per te punuar në shtrirjen e përcuesit 35 kV nga nënstacionin i KOSTT-it në Vushtrri në drejtim të Trepcës, sikurse edhe nga Trepca në drejtim të Vushtrrisë, në mënyrë që të përfundojnë punimet sa më shpejtë të jetë e mundur. Punimet në të dy anët janë në përfundim e sipër dhe nëse gjithçka shkon sipas planit pritet që furnizimi me energji elektrike për qytetarë të kthehet në mbrëmje.
Situata e tillë është krijuar pas djegies së djeshme rreth mesditës të trafos së Trepcës, e lidhur me kapacitetet transmetive të KOSTT-it. Dëmi ishte i madh dhe është e pamundur të kthehet në punë. Në këto rrethana, KEDS bashkë me aktërët tjerë është vënë menjëherë në lëvizje. Fillimisht, është gjetur zgjidhje e furnizimit të minierës për t’i nxjerrë nga zgafella mbi 100 minatorë që kishin mbetur të ngujuar, pastaj për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më të shpejta të furnizimit të konsumatorëve dhe kjo u arrit edhe falë bashkëpunimit të KOSTT dhe institucioneve të vendit.
“Shprehim falenderim per KOSST qe bashkerisht gjetem zgjidhje te shpejt, poashtu institucionet e Kosoves per perkrahjen, policine e Kosoves qe krijoi siguri per te realizuar punimet, si dhe qytetaret e Mitrovices tek te ciliet gjetem mirekuptim dhe përkrahje”, thuhet tutje në njoftimin e KEDS. /FaktePlus