Vidhen 2 mijë euro në Bashkësinë Islame
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan. Persona të panjohur, duke përdour forcën kanë hyrë në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2 mijë euro, duke dëmtuar kështu edhe dy dyer të objektit.
Policia ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar. /FaktePlus/