Ky është vendi që po kalon janarin më të nxehtë në histori
Ndërkohë që Evropa është mbërthyer nga i ftohti i dimrit, Australia pritet të përballet me temperatura rekord. Pritet që ky të jetë janari i nxehtë që vendi ka kaluar ndonjëherë.
Ndërkohë, meteorologët parashikojnë që kontinenti i largët të përballet me një valë nxehtësie që do të sjellë temperatura deri në 40 gradë Celsius.
Temperaturat e përvëluese pritet që të përfshijnë Australinë e Jugut, New South Wales, Queensland dhe Victoria duke filluar nga e marta.
Vala e të nxehtit pritet të ndërpresë motin e ftohtë që kishte kaluar fundjavën e kaluar bregdeti lindor.
Meteorologu, Rob Sharpe u shpreh për news.com.au:
“Kjo valë e radhës e së nxehtit do na përcjellë deri në fund të muajit, kështu që nuk do ishte çudi të thuash që ky është janari më i nxehtë që kemi kaluar ndonjëherë.”