Arsenali mposht Chelsean, top katërshja mbetet e hapur
Pavarësisht dominimit në fushë të mysafirëve ishin vendasit ata që e fituan lojën.
Në këtë takim i pari shënoi Lacazette ne minutën e 13’, kurse golin e dytë Koscielny në të 39’ rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja Arsenal – Chelsea 2 me 0.
Kjo më së shumti i shkon për shtati skuadrës së Manchester United i cili i ofrohet vendit të katërt në vetëm tri pikë, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Që nga ardhja e Solskjaer “Djajtë e Kuq” kanë pasur një ecuri të jashtëzakonshme duke fituar në 6 takimet e fundit në Premier League dhe në këtë mënyrë, arritën që të krijojnë këtë afërsi pikësh me skuadrën e renditur në vendin e 4 Chelsean.
Ashtu si lufta për titull edhe lufta për një vend në Ligën e Kampionëve mbetet e hapur njëherë për njëherë dhe janë katër skuadra që do të luftojnë për një pozitë në këtë pjesë të tabelës: Tottenham, Chelsea, Arsenal dhe Manchester United./FaktePlus