Lekaj thotë se rrugët në mbarë vendin janë të hapura
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe përkundër faktit që mëngjesin e sotëm kanë rifilluar reshjet e borës, rrugët që janë në përgjegjësi të këtij dikasteri janë të pastruara dhe të qarkullueshme.
Ekipet e MIT-së janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe të gatshme të intervenojnë përkitazi me situatën, raporton FaktePlus.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet ministri Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
“Bora rifilloi por kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve. Rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Mos dilni pa pajisjet dimërore dhe kujdes shpejtësinë!”, ka shkruar Lekaj.