Rritet numri i gjobave, bie i aksidenteve
Numri i aksidenteve gjatë vitit 2018 ishte më i vogël sesa një vit me parë.
Derisa në 2017 ishin 17.695 aksidente, në vitin që lamë pas ishin 15.746 aksidente ose 11% më pak, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht kësaj, sipas Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Samdin Mehmeti, shifrat e fatkeqësive në trafik, sidomos ato me fatalitet, vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Rënie të aksidenteve pati, por jo edhe të numrit të gjobave. Prej 398 680 sa ishin në total në 2017, ato një vit më pas u rritën në 399.000 ose rreth 1%.