Disa fakte rreth hapësirës kozmike
Hapësira ndodhet përreth nesh, dhe është shumë e vështirë ta injorojmë atë. Duke pasur parasysh qindra miliarda yje dhe planetë që përbëjnë vetëm galaktikën tonë, kush mund të fajësohet për mungesën e perspektivës kozmike, edhe kur eksploruesi “InSight” i NASA-s sapo është ulur në planetin Mars për të dërguar të dhëna më të plota?
Si një astronome në Planetarium Adler në Çikago, shpenzoj shumë kohë duke biseduar dhe sqaruar vizitorët tanë mbi pyetjet e tyre mbi hapësirën, si dhe duke hedhur poshtë disa keqkuptimet e vazhdueshme që ata kanë. Ja cilat janë 5 mitet më të zakonshme mbi hapësirën:
Në hapësirë nuk ka gravitet
Kjo është e pasaktë. Nëse s’do të kishte gravitet në hapësirë, nuk do të ishte e mundur që astronautët të silleshin rreth orbitës së Tokën. Ashtu siç e shpjegoi dikur Njutoni, graviteti është tërheqja e ndërsjelltë ndërmjet çdo objekti që ka masë. Këtu në Tokë, ne e përjetojmë gravitetin si peshën tonë, gjë që nënkupton si tërheqjen midis masës sonë dhe Tokës.
Kur një raketë ndodhet në hapësirë, ajo dhe astronautët që gjenden Brenda, e ndjejnë ende tërheqjen gravitacionale të planetit. Pavarësisht se ku ndodhen, ata kanë disa lidhje gravitacionale me objekte – nga planetet deri tek yjet e largët – sado të zbehta mund që të jenë ato. Edhe ju vetë përjetoni tërheqjen e gjithë universit, edhe nëse tërheqja që vini re është nga Toka. Në stacionin e hapësirës, astronautët (dhe vetë stacioni hapsinor) po bien ngadalë drejt Tokës. Astronautët ndihen sikur nuk kanë peshë, pasi ata nuk e përjetojnë tërheqjen e Tokës, ashtu sikur janë në tokë.
Vrimat e zezë, thithin çdo gjë që u afrohet
Mediat kanë prirjen t’i përshkruajnë këto puse të gravitetit, si të ishin vakume kozmike të stërmëdha. “Një vrimë e zezë gëlltiti një yll xhuxh, me 30 përqind të shpejtësisë së dritës”- shkruhej në titullin e një reviste kohët e fundit. Gjithashtu pretendohet se një vrimë e zezë, “Është në gjendje të gëlltisë gjithë universin”.
Në fakt, vrimat e zeza janë masa materiesh të errëta, të bëra bashkë në një vëllim të vogël, duke krijuar një fushë të madhe gravitacionale. Aty ku fusha e tyre gravitacionale është më e fortë, as objekti më i lehtë apo më i shpejtë në univers, nuk mund të shpëtojë.
Vrimat e zeza, kanë qenë prej kohësh të vështira për t’u studiuar nga astronomët, pasi shumica e të kuptuarit tonë mbi Universin mbështetet në matjen e dritës. Por fakt është që tërheqja e tyre gravitacionale, është e ngjashme me atë të ndonjë objekti tjetër – në varësi të masës dhe distancës. Nëse unë do të mundja ta zëvendësoja magjikisht diellin tonë me një vrimë të zezë, që të kishte sakësisht të njëjtën masë si dielli, Toka jonë do të vazhdonte të orbitonte pikërisht aty ku ndodhet tani.