Historia interesante e malit që ‘qanë’ (Foto)
Nëpër botë ka shumë vende magjepëse, të cilat janë emëruar me emra të ndryshëm nga njerëzit, vende këto që natyra i ka krijuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në Havai gjendet një mal në të cilin rrjedh uji mes tij, që është krijuar pas një vullkani, dhe ta jep përshtypjen që mali po qan. Ky mal njihet si ‘Waialeale’, që në gjuhën havaiane do të thotë “uji që valon”, dhe ngrihet në një lartësi mbidetare prej 1.569 metrash.
Pikërisht për shkak të shirave të dendura, në një pjesë të shpatit të malit ka një numër të madh të ujëvarave, të cilat e bëjnë malin të duket sikur po qan.
Për ta shijuar këtë bukuri natyrore, mënyra e vetme është udhëtimi me helikopter, megjithëse edhe në një rast të tillë ka pak gjasa që të shihen ujëvarat, pasi që mali pothuajse gjithmonë është i mbuluar nga një shtresë e trashë e reve.
Megjithë shirat e dendura, në majë të malit është kryesisht shkretëtirë. Arsyeja është se shumë pak bimë dhe pemë mund t’i bëjnë ballë sasisë së tillë të shiut.
Rrezet e diellit pothuajse kurrë nuk arrijnë të depërtojnë deri në majë. Megjithkëtë, ky nuk është lajm i keq për të gjithë organizmat e gjallë, pasi që këto kushte të ashpra janë shumë të përshtatshme për kërpudha dhe likene.