Drogën me zarf nga Gjermania në Kosovë
Një rast jo i zakonshëm i kontrabandimit me substancë të dyshuar narkotike ka ndodhur në Kosovë.
Kësaj radhe autoritetet e shtetit, respektivisht punëtorët e Zyrës për zhdoganim postar në Prishtinë kanë zbuluar se në një dërgesë të ardhur nga Gjermania ka substanca të dyshuara.
“Raportohet se zyrtarët për zhdoganim postar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermania në emër të një shqiptari dhe gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike e llojit methamfetamine me peshë rreth 120 gram”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se njësitet përkatëse të policisë tashmë janë duke e hetuar rastin në fjalë./FaktePlus