Mehmeti: Të gjithë sektorët e sistemit financiar shënuan rritje
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se gjatë vitit që lamë pas kemi pasur një rritje të të gjithë sektorëve të sistemit financiar në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas norma mesatare e interesit në kredi ka rënë në 6,3 për qind, derisa niveli i kredive joperformuese ka rënë në 2,8 për qind.
Sektori bankar i Kosovës në vitet e fundit ka rritur në masë të konsiderueshme rolin e tij në financimin e rritjes ekonomike në vend.