Humanisti Halil Kastrati tregon sa familje ka ndihmuar në vitin 2018
Humanisti shqiptar, Halil Kastrati, ka treguar rezultat e punës së tij humanitare përgjatë gjithë vitit 2018.
Përmes një postimi në profilin e tij, ai ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë për zbutjen e varfërisë në Kosovës dhe në ndihmesën e dhënë për t’iu siguruar dhe ndërtuar shtëpi qindra familjeve.
Sipas asaj që shkruan Kastrati për vitin 2018 janë ndërtuar mbi 120 shtëpi, janë dhënë mbi 100 paga mujore për jetimët dhe mbi 50 paga për studentët.
“Kontributi i juaj e puna e jone këtë vit. Me buzëqeshje e nisem dhe me buzëqeshje po e përfundojmë ketë vit.
Mbi 600.000 ushqim për nevojtaret për një vit, Mbi 100.000 shujta ne kuzhinën tone ketë vit, Mbi 120 shtëpi e banesa ne trojet shqiptare, Mbi 100 paga mujore për jetimë, Mbi 50 paga studentore këtë vit.Faleminderit te gjitheve e Zoti ju shperblefte”, ka shkruar Kastrati.