Filmi “Skënderbeu” i vitit 1953 mbledh artistët dhe kineastët në Krujë
Në prag të mbylljes së Vitit të Skënderbeut, mbrëmë në Krujë artistët u bënë bashkë duke risjellë në vëmendje dhe filmin “Skënderbeu” të vitit 1953, por nuk munguan dhe dy premiera të tjera filmi për të pranishmit.
Nëpërmjet sekuencave filmike nga realizimi i filmit “Skënderbeu” u sollën në vëmendjen e publikut mbresa nga artistë dhe kineastë të njohur për këtë produksion, që u realizua dekada më parë. E ftuar speciale në këtë mbrëmje festive të kinemasë ishte motra e Gjergj Kastriotit në rolin e Mamicës, Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare në realizimin e këtij filmi, që i reziston kohës edhe sot. Ky show kinematografik ishte nën moderimin e Silvana Braçes, dhe u organizua nga Bashkia e Krujës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Production Cinemania. Producenti Skënder Jaçe tregon se ky aktivitet është në vijim të veprimtarive që janë bërë dhe në qytete të tjera me filmat, por në Krujë merr një rëndësi të veçantë pasi zhvillohet në kuadër të Vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu.