Tërmeti i fuqishëm shkund Rusinë
Një alarm për cunami ka pushtuar tërë Rusinë ditën e djeshme pas një tërmeti të fuqishëm 7.4 ballë.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti kishte rënë në një thellësi prej 8 kilometra nëntokë dhe goditi Rusinë Lindore. Për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor tha se rreziku i përhapjes së dallgëve të larta është i mundëshëm përgjatë brigjeve të Rusisë. Ndërsa nuk ka një rrezik të tillë për Bregun Perëndimor të SHBA-së apo dhe në Alaskë. Pas lëkundjeve të fuqishme, vendi u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.6.
Tre javë më parë, një tërmet 7 ballë goditi juglindjen e Alaskës duke shkaktuar dëme të mëdha.