Piloti i parë i FSK-së /FOTO
Ka diplomuar piloti i parë i FSK-së. Ai është, nëntoger Afrim Zabeli.
Lajmin e ka bërë të ditur, Naim Haziri, shef i Shtabit në FSK, i cili ka publikuar edhe disa fotografi të ceremonisë së diplomimit.
“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë. E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme”, ka shkruar Haziri. /FaktePlus