Rexhep Selimi tregon nëse është ftuar nga Specialja
Rexhep Selimi, deputet i LVV-së, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Në RTK-së, ai tha se deri me sot nuk ka marrë një ftesë të tillë dhe ka deklaruar se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.
“Jo, nuk kam ftesë nga Gjykata Speciale, nëse një e tillë me vije do ta bëjë publike”, ka deklaruar Selimi. Deputeti Selimi, e ka quajtur të padrejtë këtë proces dhe votimin në Kuvend për themelimin e kësaj gjykate e ka vlerësuar të dëmshëm.
Rexhep Selimi ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës që pritet të votohet nesër, duke thënë se është një ditë e madhe dhe se LVV-ja do të jetë në Kuvend për ti votuar ligjet.
Selimi tha se nuk ka nevojë për një spektakël rreth formimit të ushtrisë, ashtu si po bënë Presidenti i vendit. “Nuk ka nevojë për këso lloj gare. Ajo që do të ndodhë nesër është e shume e mirë, shumë e rëndësishme por jo gjithçka. FSK duhet të shndërrohet në forcë ushtarake, edhe atë me ndryshime Kushtetuese”, tha Selimi.