Dyshohet për mjet shpërthyes afër Obiliqit
Rreth orës 14:00 Policia e Kosovës, ka pranuar një informatë se në një lokacion në Gazimestan, dyshohet për një mjet shpërthyer.
Nuk dihet lloj dhe si është vendosur ky mjet shpërthyer.
Ekipet e dominimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer punën.
Në varësi prej mjetit skuadra e bombave e Policisë së Kosovës, do ta bëjë tërheqjen e mjetit, ose shpërthimin e kontrolluar të tij.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.